ANTONIO CONTE LARGOHET ZYRTARISHT NGA NAPOLI

ANTONIO CONTE LARGOHET ZYRTARISHT NGA NAPOLI

Antonio Conte ka njoftuar zyrtarisht largimin e tij nga SSC Napoli, duke i dhënë fund aventurës së tij në stolin e skuadrës napolitane.

Pas fitores 1-0 ndaj Udinese Calcio në stadiumin “Diego Armando Maradona”, trajneri italian përshëndeti tifozët dhe më pas doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Konte shpjegoi se vendimi ishte marrë prej kohësh:

“Një muaj më parë telefonova presidentin dhe nuk kërkova asgjë. As për projektin dhe as për zvogëlimin e objektivave. E kuptova se rrugëtimi im këtu po shkonte drejt fundit. Nuk më interesonte asgjë tjetër, e mora këtë vendim.”

Trajneri shtoi gjithashtu se presidenti De Laurentis kishte lënë derën hapur deri në momentin e fundit:

“Presidenti më tha: ‘Nëse ndryshon mendje, deri në ditën e fundit jam në dispozicion’.”

Largimi i Kontes pritet të hapë një kapitull të ri te Napoli, ndërsa klubi tashmë duhet të nisë kërkimet për trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *