Procesi zgjedhor për kryesinë e degës së Partia Demokratike në Maliq është shoqëruar me mungesë transparence.
Kuvendi i degës së PD Maliq u zhvillua më 17 maj 2026, me qëllim zgjedhjen e kryesisë së re të degës. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar katër ditë nga procesi, rezultatet zyrtare dhe lista e fituesve ende nuk janë bërë publike. Edhe sot, më datë 21 maj, jashtë çdo rregulli statutor dhe rregulli bazik për zgjedhje, kryetari i rizgjedhur (në të vërtetë i riemëruar nga Ivi Kaso) Nevjon Kodrasi nuk nxjerr rezultatet dhe listën e fituesve.
Nisur nga kjo lindin disa pyetje:
- Pse duhet të kalojnë disa ditë për të shpallur një rezultat të thjeshtë zgjedhor?
- Pse mbahet i fshehtë rezultati i zgjedhjeve?
- Kush janë kandidatët fitues dhe sa vota kanë marrë?
- A ka pasur manipulime në procesin e votimit?
- Pse anëtarët e PD Maliq nuk janë informuar ende?
- Kush e pengon transparencën në një proces të brendshëm partie?
- A është respektuar statuti i partisë në këtë proces?
Është e qartë se kjo situatë bie ndesh me rregullat statutore dhe standardet bazë të një procesi zgjedhor transparent. Mbetet të shihet reagimi publik i strukturave të kësaj dege, gjithmonë nëse do ketë…
© E drejtë e autorit: Fakti News
