ARRESTOHET NJË NGA AUTORËT E GRABITJES SË ARGJENDARISË NË KAMËZ

ARRESTOHET NJË NGA AUTORËT E GRABITJES SË ARGJENDARISË NË KAMËZ

Një nga autorët e dyshuar të grabitjes së një argjendarie në Kamëz është arrestuar këtë të enjte nga policia.

Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Elez Hyza, ndërsa autori tjetër i dyshuar vijon të jetë në kërkim.

Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa sende të kundërligjshme, të cilat konsiderohen të vlefshme për hetimin.

Policia njoftoi se po vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në vjedhjen me dhunë të ndodhur në një argjendari në Kamëz më 16 maj 2026.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *