Ivana Knoll është gati për një tjetër Kupë Bote si protagoniste në tribuna, duke tërhequr sërish vëmendjen e tifozëve me postimet e saj në rrjetet sociale.
Tifozja e njohur kroate ka bërë të ditur se do të jetë e pranishme në FIFA World Cup, ndërsa është shfaqur mjaft e karikuar për turneun e madh.
Ivana ka publikuar një video ku shihet duke tundur rrjetën me një top futbolli, teksa nuk kanë munguar as pozat provokuese që e kanë bërë shpesh pjesë të mediave sportive dhe rozë.
Bukuroshja kroate u bë e famshme gjatë Botërorit të kaluar, ku tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e saj në stadiume dhe postimet në rrjetet sociale.
