Ashtu siç ishte parashikuar, është mbledhur sot Këshilli i Rregullores, ku u miratua drafti i ri i rregullores së Kuvendit.
Mbledhja u drejtua nga kryeparlamentari Niko Peleshi dhe në të morën pjesë përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.
Sipas informacioneve, rregullorja e re pritet të kalojë për votim gjatë seancës plenare të ditës së sotme.
Ndryshimet në rregullore janë diskutuar prej ditësh mes palëve politike, ndërsa miratimi në Këshillin e Rregullores konsiderohet si hapi i fundit përpara votimit në Kuvend.
