SHERR ME THIKË NË “NISHARAKU”, PLAGOSET 55-VJEÇARI/ POLICIA SHPALL NË KËRKIM AUTORIN

SHERR ME THIKË NË “NISHARAKU”, PLAGOSET 55-VJEÇARI/ POLICIA SHPALL NË KËRKIM AUTORIN

Një konflikt mes dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Nisharaku”, ku një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pas goditjes me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, ku pas një sherri për motive të dobëta, shtetasi Enton Nushaj, 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë 55-vjeçarin Armando Millonaj.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia. Shërbimet policore vijojnë kontrollet në zonë me qëllim kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se hetimet për rastin janë në vijim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *