PANIK NË PD PARA ZGJEDHJEVE: BERISHA PËRGATIT 160 KUTI E 80 MIJË FLETËVOTIME PËR 42 MIJË ANËTARË

PANIK NË PD PARA ZGJEDHJEVE: BERISHA PËRGATIT 160 KUTI E 80 MIJË FLETËVOTIME PËR 42 MIJË ANËTARË

Ervin Salianji mund të marrë mijëra vota nga demokratët që duan largimin e kastës së vjetër; grupi i besuar i Berishës ka vënë në lëvizje skemën ‘Paloka- Basha’ për të falsifikuar rezultatin. Në 77 degë të PD-së do të votojnë 42,750 anëtarë, por janë përgatitur 160 kuti dhe rreth 80 mijë fletë votimi; dyshohet për skemën ‘1 anëtar – 2 fletë votimi’.

Për Sali Berishën dhe drejtuesit e tjerë të PD-së, çështja “Salianji” konsiderohet e mbyllur me përjashtimin e tij nga partia, të cilën e quajtën “vetëpërjashtim”, dhe me ndalimin për të kandiduar për postin e kryetarit të partisë.Por drejtuesit e PD-së, megjithë propagandën denigruese dhe nxjerrjen e Ervin Salianjit jashtë strukturave të partisë, nuk e kanë “asgjësuar” dot mbështetjen e tij nga demokratët në bazë dhe “aleancën e fshehtë” nga disa drejtues qendrorë, lokalë e deputetë.Kjo mbështetje ka krijuar alarm në kupolën e PD-së disa ditë para zgjedhjeve, ngaqë “patronazhistët blu” në zona kanë raportuar se shumë demokratë do të shprehen kundër Berishës.

Sipas tyre, do të ketë anëtarë të PD-së në numër të konsiderueshëm si mbështetës të Ervin Salianjit, që në fletët e votimit do të shkruajnë emrin e tij për kryetar, ndërsa emrin e Sali Berishës do ta fshijnë.Ky informacion ka krijuar panik dhe ka vënë në lëvizje grupin e besuar të Sali Berishës, që po merret me procesin e votimit në PD, për të evituar këtë goditje “Anti-Berishë” nga një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë që duan largimin e kastës së vjetër.Mënyra e vetme legale e drejtuesve të PD-së për të orientuar mbi 90% të votave për Sali Berishën është që ata të bindin anëtarët rebelë në çdo degë zonale të partisë.Por koha deri më 23 maj, kur do të bëhet votimi, është e pamjaftueshme për t’u ndryshuar mendjen atyre që do të shënojnë emrin e Salianjit në fletët e votimit dhe të fshijnë emrin e Sali Berishës.

E vetmja mundësi që mbetet, për të nxjerrë Sali Berishën në zgjedhje si të vetmin lider të votuar masivisht nga anëtarësia, është të falsifikohen fletët e votimit dhe të veprohet me dy palë kuti, sipas skemës që deklaroi Edi Paloka për sigurimin e votave të ish-kryetarit Lulzim Basha.Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga burime të sigurta në selinë qendrore të PD-së, grupi i besuar i Sali Berishës ka filluar lëvizjet e shpejta dhe ka marrë masat, duke çuar shumë kuti e fletë votimi në degët e partisë në çdo zonë, për të aplikuar skemën “Paloka-Basha”.Fakti që do të votohet në 77 degë të PD-së nga 42 mijë e 750 anëtarë të regjistruar, ndërsa grupi i organizimit të zgjedhjeve ka bërë gati 160 kuti e rreth 80 mijë fletë votimi, krijon dyshime se do të veprohet me dy palë kuti e fletë votimi, për të nxjerrë Sali Berishën fitues me mbi 90% të votave.Sipas statutit, votimet për kryetarin e PD-së do të zhvillohen me parimin “1 anëtar – 1 votë”, ndërsa në prapaskenë, frika nga demokratët që do të vendosin emrin e Salianjit në fletët e votimit dhe do të fshijnë emrin e Sali Berishës i ka detyruar të jenë gati për skemën “1 anëtar – 2 fletë votimi”

.Ervin Salianji i është drejtuar kryesisë dhe institucioneve administrative të PD-së me ankesën për përjashtimin e padrejtë nga PD dhe nga kandidimi për kryetar partie.Ndërsa të hënën, më 18 maj, në komunikimin e përditshëm me mediat, Sali Berisha tha se votimet nuk janë proces zgjedhor, por votëbesim për rikonfirmimin e kryetarit të partisë.Por sipas Statutit të PD-së, votëbesimi për rikonfirmim të kryetarit bëhet vetëm kur partia humbet zgjedhjet lokale, ndërsa kur humbet zgjedhjet parlamentare, kryetarit i mbaron mandati dhe i ndalohet rikandidimi.

burimi lajmit “Pamfleti”

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *