Nëse në politikë je për të synuar ndryshimin, të duhet të ndjekësh parimet e të mos bësh llogari të vogla.Interesi kombëtar i pari! Interesi publik i pari!Shqipëria duhet të mbyll tranzicionin e vetë e për këtë i duhet një ligj elektoral që garanton garën dhe i jep mundësi të barabarta të gjithëve! Një kod zgjedhor që i jep mundësi intelektualëve të afrohen në politikë!Ne, Lëvizja Shqipëria Bëhet jemi krijuar duke pasur një prej shtyllave kryesore hapjen e garës dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.Me përgjegjësi ndaj atyre 80 600 qytetarëve që na votuan në zgjedhjet e fundit, kemi adresuar dhe propozimin tonë për ligjin elektoral.Kam konstatuar që subjekte të tjera kanë adresuar baltë e teori konspiracioni, por në asnjë rast ide si të bëhet më mirë. Indirekt po na thonë nga qëndrimi që po mbajnë se kodi aktual qenka i mirë! Kodi aktual është ligji që ka prodhuar këtë gjendje politike që po jetoni. (E kuptoni vetë kujt i rri mirë kodi aktual)Po pretendohet sikur pragu qenka i tmerrshëm dhe synon zhdukjen e të gjithë partive të reja! Në fakt sistemet proporcionale kombëtare shoqërohen me prag kudo ku aplikohen për disa arsye:1. Si një filtër që nuk lejon bandat të formalizohen në parti e të kushtëzojnë qeverisjen e vendit;2. Si një filtër që nuk lejon fragmentarizim total të Parlamentit e përpasojë destabilitet qeverisës. Shembull: pragu 4% është më i ulët se pragu 5% në Kosovë.Në fakt ne me sistemin aktual kemi prag në çdo qark. Pra, sa është % e votave minimale që duhen për të nxjrrë të paktën 1 deputet me formulën d’hont në nivel qarku. Po ju shpjegoj me fakte se sa është aktualisht pragu natyral në çdo qark:
Berat – 12.50%
Dibër – 16.67%
Durrës – 6.67%
Elbasan – 6.67%
Fier – 5.88%
Gjirokastër – 20.00%
Korçë – 9.09%
Kukës – 25.00%
Lezhë – 12.50%
Shkodër – 8.33%
Tiranë – 2.63%
Vlorë – 7.69%
Siç e shikoni, aktualisht pragu eshte ne 11 qarqe të vendit dukshëm më i lartë se 4%. Besoj jeni të qartë!

