Chelsea ka zyrtarizuar emërimin e Xabi Alonso si trajnerin e ri të skuadrës, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
Sipas njoftimit të klubit londinez, puna e Alonsos në krye të ekipit do të nisë më 1 korrik, duke shënuar një kapitull të ri në projektin sportiv të Chelsea-t.
Ish-mesfushori i njohur spanjoll vjen në këtë detyrë pas një periudhe pushimi, pas eksperiencës së tij të mëparshme në drejtim, përfshirë edhe aventurën te Real Madrid, ku nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në periudhën e fundit si trajner.
Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner në futbollin anglez, ndërsa te Chelsea pritet të udhëheqë një projekt afatgjatë rindërtimi me objektiva të qarta për konkurrim në nivelet më të larta të futbollit europian.
Njoftimi i Çelsit:
“Klubi i Futbollit Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Çabi Alonsos si trajner.
Spanjolli do të fillojë në rolin e tij më 1 korrik 2026, pasi ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare në Stamford Bridge.
Mirë se vini te Çelsi, Çabi!”
