SKENAR I PAZAKONTË NË SKOCI: CELTIC RREZIKON HUMBJE NË TAVOLINË PAS NDËRPRERJES SË NDESHJES

SKENAR I PAZAKONTË NË SKOCI: CELTIC RREZIKON HUMBJE NË TAVOLINË PAS NDËRPRERJES SË NDESHJES

Një situatë e pazakontë është raportuar në Skoci, ku Celtic mund të përballet me humbje në tavolinë pas zhvillimeve të fundit në ndeshjen ndaj Heart of Midlothian.

Takimi po zhvillohej me rezultatin 3–1 në favor të Celtic, por situata u tensionua në minutat e fundit, kur skuadra shënoi golin e tretë dhe tifozët pushtuan fushën e lojës. Pas kësaj, lojtarët dhe gjyqtari kryesor u detyruan të largohen, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes.

Sipas raportimeve, nuk është sinjalizuar në mënyrë të qartë mbyllja e takimit përpara ndërhyrjes së tifozëve, çka ka krijuar një skenar të komplikuar disiplinor. Heart of Midlothian ka shprehur pakënaqësi për ngjarjet dhe ka bërë ankesë zyrtare.

Rasti pritet të shqyrtohet nga autoritetet përkatëse të futbollit skocez, të cilat mund të vendosin edhe për rezultatin në tavolinë, një vendim që do të kishte ndikim të madh në garën për titull kampion.

DEKLARATA E KLUBIT SKOCEZ

“Harts dënon ashpër skenat e turpshme në “Celtic Park”, të cilat, edhe një herë, e kanë turpëruar futbollin skocez.

Raportet për abuzime serioze fizike dhe verbale ndaj lojtarëve dhe stafit tonë, si në fushë ashtu edhe jashtë, janë thellësisht shqetësuese. Ne po e hetojmë këtë plotësisht dhe jemi në dialog me Policinë e Skocisë. Nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër në këtë kohë përveçse të themi se është plotësisht e papranueshme që lojtarët dhe stafi ynë u vunë në atë situatë.

Duke pasur parasysh atmosferën kërcënuese brenda stadiumit, i gjithë stafi ynë nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej menjëherë, pa ndërmarrë prononcime pas ndeshjes. Partnerëve tanë të medias, u kërkojmë ndjesë, por siguria e stafit tonë ishte fokusi ynë kryesor gjatë këtyre skenave të papranueshme.

Pushtimi në fushë shkaktoi një fund kaotik dhe askush nuk dukej se e dinte nëse ndeshja ishte përfunduar apo jo.

Lojtarëve tanë iu mohua më pas mundësia për të falënderuar tifozët tanë madhështorë, për mbështetjen e tyre këtë pasdite dhe gjatë gjithë sezonit.

Presim që autoritetet e futbollit të ndërmarrin veprimet më të forta të mundshme në interes të mbrojtjes së sigurisë së lojtarëve dhe mbështetësve, si dhe integritetit të lojës sonë.

Ky sezon e ka parë Hart të kapë imagjinatën e tifozëve të futbollit, jo vetëm në Skoci, por në të gjithë botën. Vlerësojmë Derek Mcines, stafin e tij, ekipin e parë dhe tifozët, të cilët e kanë bërë klubin krenar këtë sezon. Asnjëri prej tyre nuk i meritonte skenat e turpshme që u zhvilluan”.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *