PAGË REKORD PAS TRANSFERIMIT PËRFUNDIMTAR, ZBULOHET SA DO PËRFITOJË ERNEST MUÇI TE TRABZONSPORI

PAGË REKORD PAS TRANSFERIMIT PËRFUNDIMTAR, ZBULOHET SA DO PËRFITOJË ERNEST MUÇI TE TRABZONSPORI

Trabzonspor ka arritur marrëveshjen për transferimin e Ernest Muçi, i cili do të zyrtarizohet përfundimisht pas pagesës së 8.5 milionë eurove drejt Beşiktaş.

Sipas raportimeve nga Turqia, sulmuesi shqiptar do të firmosë një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029 dhe do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të Kombëtarja e Shqipërisë.

25-vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer si i huazuar, duke shënuar 15 gola dhe 9 asistime në 34 ndeshje, performancë që ka bindur drejtuesit e klubit turk për ta bërë blerje përfundimtare.

Muçi ka qenë një nga lojtarët kyç në ecurinë e Trabzonspor këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën në objektivat e saj në kompeticionet vendase dhe duke fituar besimin e trajnerit Fatih Tekke.

Me një investim total që shkon rreth 9.5 milionë euro, përfshirë huazimin e mëparshëm, ai pritet të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme në historinë e klubit turk.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *