Dalin EMRAT që kanë kryer takime speciale me “kokat e krimit” brenda burgjeve.

Dalin EMRAT që kanë kryer takime speciale me “kokat e krimit” brenda burgjeve.

Sipas deklaratave të fundit të gazetarit Flamur Vezaj në emisionin “Ma Shqip”, janë zbuluar detaje mbi disa takime “speciale” dhe romantike që kokat e krimit shqiptar kanë realizuar prapa hekurave me vajza mjaft të njohura të ekranit dhe showbiz-it. Gazetari bën me dije se këto takime kanë ndodhur në burgjet e Reçit, Fieri, Peqinit, Drenovës dhe Fushë-Krujës. Vezaj thotë se ka siguruar video, foto të filmuara nga vetë protagonistët, pamje nga kamerat e sigurisë, si dhe kopje të deklaratave noteriale që konfirmojnë hyrjen e këtyre vajzave në burgje.​Në listën e personave të përfshirë, gazetari renditi disa emra të njohur:​

Safet Bajri​ Ka kryer takime speciale për disa orë me një nga vajzat e showbiz-it me inicialet R.R. Ky fakt, sipas gazetarit, konfirmohet nga pamjet e siguruara dhe nga verifikimi i deklaratës noteriale të dorëzuar në burg.​

Ramazan Rraja​I riu nga Fushë-Kruja ka pasur takime me një vajzë me inicialet F.H., e cila është e njohur në fushën e modelimit dhe në rrjetet sociale.​

Redjon Rraja​I akuzuar për trafik droge, ai rezulton të jetë takuar me vajza me inicialet S.B. dhe I.A., të cilat numërojnë mbi 100 mijë ndjekës në rrjetet sociale.​

Leonard Duka​Edhe pse ndodhet në paraburgim, ai ka realizuar takime speciale me vajza mjaft të njohura të ekraneve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.​

Petrit Lakatos (alias Petrit Sulejmani)​I cilësuar si “ushtari” i vëllezërve Çopja, ai ka zhvilluar takime me vajza të njohura si E.Dh., e cila ka mbi 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale.​

Artur Haxhiosmani​I akuzuar si pjesë e “Ndrangheta”-s dhe i arrestuar në Palasë, ai ka pasur takime speciale me I.Xh., një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale.​Leart Haxhiu​Në këtë listë përmendet edhe emri i tij për një takim të realizuar me vajzën e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti.​

Gazmend Brraka (alias Gaxhai)​Kreu i bandave të vitit 1997 nuk i ka shpëtuar kësaj liste, duke realizuar takime brenda burgut me vajzat me inicialet Xh.L. dhe J.K.​

Lidhur me këto ngjarje, agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë ngritur dyshime të forta se noterët, në bashkëpunim me personelin e burgjeve, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare për të mundësuar këto takime.​ Nga ana tjetër, gazetari Flamur Vezaj ka zgjedhur të mos i publikojë videot dhe pamjet që disponon. Ai ka shpjeguar se materialet përmbajnë momente intime dhe situata të sikletshme, ndaj nuk dëshiron t’u hapë probleme në jetën personale vajzave të përfshira, duke theksuar se ato kanë hyrë në këto takime me dëshirën e tyre të plotë dhe pa asnjë sforcim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *