Hije dyshimi mbi AMF: A po gatuhet në fshehtësi skema miliona eurosh e sigurimit të detyrueshëm?

Hije dyshimi mbi AMF: A po gatuhet në fshehtësi skema miliona eurosh e sigurimit të detyrueshëm?

Një forum ndërkombëtar i organizuar dje në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve dhe një kompani të fuqishme ndërkombëtare, ka rikthyer në qendër të debatit një pyetje shumë më të madhe sesa vetë konferenca: A po përgatitet në heshtje një skemë e re detyrimi financiar për qytetarët shqiptarë?​ Në pamje të parë, aktiviteti u prezantua si një forum teknik mbi rrezikun nga tërmetet dhe katastrofat natyrore. Në sallë ishin ulur bashkë drejtues të AMF-së, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë, si dhe përfaqësues të kompanive vendase të sigurimit dhe gjigantëve ndërkombëtarë të risigurimit. Por për shumë aktorë të tregut, sinjalet që dolën nga ky forum shkojnë përtej “ndërgjegjësimit” të thjeshtë.​Tregu i pashfrytëzuar prej miliona eurosh​Në thelb të diskutimeve ishte ideja e krijimit të mekanizmave të rinj të sigurimit për fatkeqësitë natyrore, me fokus të veçantë tek tërmetet. Gjatë forumit, vetë përfaqësuesi i një kompanie britanike një prej brokerave më të mëdhenj globalë të risigurimeve deklaroi shifrën alarmante:​”95% e banesave në Shqipëri nuk janë të siguruara.”​Për industrinë globale të sigurimeve, kjo shifër nuk përkthehet në shqetësim social, por në një treg gjigant dhe të pashfrytëzuar, i cili premton qindra milionë euro prime në vit nëse skema bëhet e detyrueshme ose gjysmë-detyrueshme. Nëse sigurimi ndaj tërmeteve do të kthehet në kusht për banesat, bizneset apo kreditë, Shqipëria hyn në një epokë të re financiare me ndikim masiv dhe të drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.​Në forum u fol gjatë për “partneritet publik-privat”, “ndarje risku” dhe “mekanizma financiarë mbrojtjeje”, por askush nuk dha përgjigje konkrete për pikat kyçe:​Si do të funksionojë saktësisht kjo skemë?​Kush do ta administrojë këtë risk?​Sa do të paguajë realisht qytetari shqiptar?​Mbi çfarë kriteresh do të përzgjidhen partnerët ndërkombëtarë dhe kush garanton konkurrencën reale?​Fijet politike: Nga Adela Xhemali te Milva Ekonomi​Mungesa e transparencës ka ushqyer dyshime të forta brenda tregut të sigurimeve në Shqipëri, duke ngritur pyetjen specifike: Kush e orientoi AMF-në të bashkëpunonte me një kompani private specifike për organizimin e kësaj konference?​Burime nga tregu hedhin dritë mbi një skenar të mundshëm interesash dhe favorizimesh politike. Drejtuesja e re e AMF-së, Adela Xhemali, njihet si një zyrtare që shkallët e saj të karrierës i ka ngjitur nën hijen dhe ndihmën direkte të ish-ministres Milva Ekonomi. Në qarqet investigative dyshohet se ka ardhur momenti i shpërblimit të këtij “nderi”.​Futja në tregun shqiptar e një kompanie, fijet e së cilës dyshohet se të çojnë drejt Milva Ekonomit, shihet si çmimi që po paguhet për mbështetjen ndër vite. Për herë të parë po krijohet perceptimi se nuk po diskutohet thjesht një reformë teknike, por po ndërtohet një arkitekturë e re financiare, e qepur me porosi për përfitues të paracaktuar.​Pyetjet që presin përgjigje nga SPAK​Kur në të njëjtën tryezë ulen rregullatori, politika, kompanitë lokale dhe aktorët globalë të risigurimit, pyetja nuk është më nëse po përgatitet një reformë, por: Në interes të kujt po ndërtohet kjo skemë?​A po përgatitet një tjetër aferë monopolizuese në kurriz të shqiptarëve? A do të përfitojë Milva Ekonomi dhe rrethi i saj nga ky projekt? Kush është i përfshirë tjetër pas kulisave dhe a ka dijeni kryeministri Edi Rama për këtë arkitekturë të re financiare?​Këto janë pikëpyetje të mëdha që shkojnë përtej auditimeve të thjeshta. Ato përbëjnë pyetje legjitime që Prokuroria e Posaçme (SPAK) do duhej t’ia drejtonte Milva Ekonomit — duke e vendosur këtë skemë të re në dritën e dosjeve të tjera sensitive, që nga koncesionet në shëndetësi e deri te periudha e saj në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *