SPAK ZBARDH ATENTATIN E DËSHTUAR, 3 TË AKUZUAR PËR TENTATIVË VRASJEJE

SPAK ZBARDH ATENTATIN E DËSHTUAR, 3 TË AKUZUAR PËR TENTATIVË VRASJEJE

SPAK ka zbardhur detaje nga atentati i dështuar në fshatin Rranxë, ku objektiv dyshohet se ishte Aleksandër Prendi dhe familjarët e tij.

Sipas hetimeve, Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Franko Leka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, janë nisur me mjete të blinduara drejt zonës së Bushatit, të armatosur dhe me qëllim ekzekutimin e Prendit.

Por, sipas SPAK, plani nuk u realizua pasi grupi u qëllua me armë zjarri nga vetë Prendi sapo kishte hyrë në fshat. Nga provat e administruara rezulton se ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve, ku janë dëmtuar vetëm automjetet dhe jo personat e përfshirë.

Njëri prej mjeteve të përdorura nga grupi rezultoi i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja që nuk i përkisnin automjetit.

Ndaj tre të pandehurve janë ngritur akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”, të kryera në kuadër të një grupi kriminal.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *