KUR PS DHE PD BËHEN BASHKË PËR TË “MIRËN” E SHQIPTARËVE

KUR PS DHE PD BËHEN BASHKË PËR TË “MIRËN” E SHQIPTARËVE

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancë plenare Rezolutën për avancimin e procesit të integrimit europian të vendit, me 114 vota pro, duke shënuar një konsensus mes pozitës dhe opozitës.

Përmes këtij akti, Kuvendi rikonfirmon angazhimin institucional për të çuar përpara rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian, si dhe rolin e tij në mbikëqyrjen e procesit të negociatave.

Rezoluta thekson gjithashtu forcimin e kontrollit parlamentar dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së, në funksion të ndërtimit të një shteti më demokratik dhe më të konsoliduar institucionalisht.

Sipas dokumentit, integrimi europian mbetet projekti kryesor kombëtar i Shqipërisë dhe një angazhim i përbashkët politik për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të tij.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *