Këngëtarja Soni Malaj ka folur publikisht për historinë e saj të dashurisë me këngëtarin Flori Mumajesi, gjatë qëndrimit të saj në reality show-n Ferma VIP.
Në një bisedë me shkrimtaren Mimoza Ahmeti, Soni u shpreh se ajo dhe Flori kanë qenë në një lidhje për rreth dy vite e gjysmë dhe se marrëdhënia e tyre ka qenë zyrtare.
Gjatë bisedës, ajo reagoi me humor dhe nostalgji kur në sfond u luajt një këngë e Florit, duke thënë: “Mos ma shaj Florin”, ndërsa konfirmoi se bëhet fjalë për një ish-lidhje.
Më tej, këngëtarja shtoi se nuk ka më kontakt të afërt me të dhe u shpreh shkurt se secili ka vazhduar rrugën e vet.
Në një moment me humor brenda spektaklit, ajo bëri edhe një koment drejtuar ish-partnerit, duke e kujtuar me batuta eksperiencën e tyre të përbashkët.
Burimi: Ferma VIP
