Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda ka kërkuar të mos kthehet në Angli dhe të vazhdojë qëndrimin te RB Leipzig, sipas raportimeve të “Sky Sport”.
Gruda ishte planifikuar të përshëndetej me tifozët gjermanë në ndeshjen e fundit në shtëpi më 9 maj, por me kërkesën e vet kjo nuk ndodhi.
Aktualisht, klubi gjerman nuk ka bërë hap për ta blerë përfundimisht nga Brighton & Hove Albion, por Lajpcigu do të ishte i hapur për një tjetër huazim, këtë herë me përfshirjen e një detyrimi blerjeje nëse plotësohen disa kushte.
Nga ana tjetër, Brighton raportohet se kërkon vetëm një transferim të përhershëm për 21-vjeçarin, i cili gjatë huazimit ka regjistruar 13 ndeshje, 3 gola dhe 3 asistime.
Në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar, Gruda është ende në pritje të një ftese nga Gjermania. Në mungesë të saj, mbetet e hapur mundësia që në të ardhmen të zgjedhë përfaqësimin e Shqipëria.
