Al Ittihad luajti një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në transfertë ndaj Al Ettifaq, në kuadër të raundit të 33-të të kampionatit saudit.
Sfida u zhbllokua që në minutën e tretë, me një aksion ku protagonist ishte futbollisti shqiptar Mario Mitaj, i cili dha asistin për golin e parë të ndeshjes.
Për Al Ittihad, kjo përballje pati peshë të madhe, pasi skuadra synon fitoren për të mbyllur kampionatin në vendin e pestë, pozicion që mund t’i sigurojë pjesëmarrjen në kualifikueset e AFC Champions League.
Lajm pozitiv për skuadrën është edhe forma e mirë e Mitajt, i cili është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e fundit. Kjo është hera e katërt radhazi që ai luan si titullar, duke fituar gjithnjë e më shumë hapësira në formacion.
