IGLI TARE PRANË LARGIMIT NGA MILANI, TONI D’AMICO FAVORIT PËR POSTIN E DREJTORIT SPORTIV

IGLI TARE PRANË LARGIMIT NGA MILANI, TONI D’AMICO FAVORIT PËR POSTIN E DREJTORIT SPORTIV

Largimi i Igli Tare nga AC Milan po trajtohet si i kryer në mediat italiane, sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira.

Sipas tij, kandidati kryesor për të marrë postin e drejtorit sportiv te Milani është Toni D’Amico, edhe pse interesim për këtë rol ka shfaqur edhe AS Roma.

Raportohet se Milani është pranë një marrëveshjeje me D’Amicon, me një kontratë deri në vitin 2028 dhe me opsion rinovimi për një vit tjetër.

Ndërkohë, Tare pritet të largohet përpara përfundimit të kontratës së tij, e cila ishte nënshkruar deri në vitin 2027. Projekti i tij te klubi duket se po i vjen fundi pas vetëm një sezoni.

AC Milan ndodhet aktualisht në vendin e katërt në kampionat, ndërsa dy javë para fundit të sezonit, një kualifikim në UEFA Champions League do të konsiderohej sukses për klubin.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *