SOT/ EUROVISION 2026: SHQIPËRIA PËRFAQËSOHET NGA ALIS ME KËNGËN “NAN”

SOT/ EUROVISION 2026: SHQIPËRIA PËRFAQËSOHET NGA ALIS ME KËNGËN “NAN”

Arena Wiener Stadthalle është kthyer në qendër të spektaklit europian me hapjen e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest 2026, ku 35 shtete po garojnë për trofeun më të madh muzikor të kontinentit.

Me moton “Të Bashkuar nga Muzika”, eventi po zhvillohet në Austri, e cila rikthehet si vend organizator pas 11 vitesh, pas fitores së këngëtarit JJ në edicionin e mëparshëm.

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga këngëtari Alis me këngën “Nan”, një performancë me mesazh emocional mbi figurën e nënës dhe familjen shqiptare, e cila ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare si BBC.

Artisti shqiptar ka rrëfyer emocionet e forta të pjesëmarrjes në një skenë të tillë, duke theksuar atmosferën unike të provave dhe mbështetjen e madhe nga publiku shqiptar. Ai pritet të ngjitet në skenë i 13-ti në gjysmëfinalen e dytë.

Organizatorët kanë vendosur edhe rregulla të reja për votimin, duke kufizuar numrin maksimal të votave për person në 10, me qëllim parandalimin e manipulimeve të mundshme.

Shqipëria shpreson të sigurojë një vend në finalen e madhe të së shtunës, ku vota e publikut dhe mbështetja e diasporës pritet të jenë vendimtare për kualifikimin e këngës “Nan”.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *