PROPOZIMI I MARK RUTTE/ TË TREFISHOHEN FONDET E NATO NDAJ UKRAINËS, BËN PJESË EDHE SHQIPËRIA

PROPOZIMI I MARK RUTTE/ TË TREFISHOHEN FONDET E NATO NDAJ UKRAINËS, BËN PJESË EDHE SHQIPËRIA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka propozuar që vendet anëtare të aleancës të ndajnë 0.25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbështetjen e Ukraine.

Sipas raportimit të Politico, duke cituar burime diplomatike, Rutte e paraqiti propozimin gjatë një takimi me dyer të mbyllura të ambasadorëve të NATO-s në fund të muajit prill.

Nëse iniciativa mbështetet nga të gjitha vendet aleate, buxheti vjetor i ndihmës së NATO-s për Ukrainën mund të trefishohet, duke arritur në rreth 143 miliardë dollarë.

Çështja pritet të rikthehet në diskutim gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Helsingborg, në Sweden.

Sipas raportimeve, një vendim i tillë kërkon miratimin unanim të të gjitha vendeve anëtare të aleancës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *