Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar gatishmërinë për të ofruar 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për Kubën.
Sipas deklaratës zyrtare, fondet do të përdoren për të mbështetur popullsinë kubane dhe do të shpërndahen në koordinim me Kishën Katolike dhe organizata të tjera humanitare.
Departamenti i Shtetit thekson se iniciativa synon të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë humanitare për qytetarët kubanë në një moment të vështirë ekonomik dhe social për vendin.
Megjithatë, reagimi nga Havana ka qenë skeptik. Ministri i Jashtëm kubanez, Bruno Rodríguez Parrilla, deklaroi më herët se qeveria kubane nuk kishte marrë asnjë ofertë zyrtare për një ndihmë të tillë dhe akuzoi SHBA-të për deklarata “të pabesueshme”.
Kjo situatë nxjerr në pah edhe një herë tensionet dhe mungesën e besimit në marrëdhëniet mes dy vendeve.
