ÇFARË U DISKUTUA NË TAKIMIN MES DONALD TRUMP DHE XI JINPING?

ÇFARË U DISKUTUA NË TAKIMIN MES DONALD TRUMP DHE XI JINPING?

Takimi mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit kinez, Xi Jinping, ka përfunduar pas rreth dy orësh bisedime në Kinë, ku në fokus ishin marrëdhëniet tregtare, teknologjia dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Pas takimit, Trump deklaroi se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kinës “do të bëhen më të mira”, duke sinjalizuar një përpjekje për të ulur tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Nga ana tjetër, Xi Jinping paralajmëroi se bota ndodhet në “një udhëkryq të ri”, ndërsa theksoi se situata globale po ndryshon me shpejtësi dhe mbetet “fluide dhe e trazuar”.

“Ne duhet të jemi partnerë, jo kundërshtarë”, deklaroi lideri kinez, duke shtuar se të dy vendet duhet të ecin përpara së bashku dhe të menaxhojnë me kujdes marrëdhëniet për çështjen e Taivan.

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi Jinping paralajmëroi edhe për rrezikun e një konflikti mes Kinës dhe SHBA-së për shkak të Tajvanit, të cilin e cilësoi si “çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *