ISH-DEPUTETI I PD, KANDIDAT PËR DEPUTET I LDK-SË

ISH-DEPUTETI I PD, KANDIDAT PËR DEPUTET I LDK-SË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, i cili për një periudhë ka shërbyer edhe si këshilltar në Presidencën e Kosovës, pritet të angazhohet në politikën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një reagimi në “Facebook”, ku njofton se Çollaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhja Demokratike e Kosovës.

Osmani ka vlerësuar kontributin e tij në shërbim të Kosovës, duke theksuar se angazhimi i Çollakut në këtë proces zgjedhor përfaqëson vijimësinë e një rrugëtimi politik brenda opozitës në vend.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *