Marie-Louise Eta ka hyrë në histori si trajnerja e parë femër që fiton një ndeshje në pesë ligat kryesore të futbollit të meshkujve në Europë, pas suksesit të Union Berlin me rezultatin 3-1 ndaj Mainz 05 në Bundesliga.
Eta iu bashkua lojtarëve të saj në festën me tifozët e Union Berlin pas një fitoreje që shënoi edhe triumfin e parë të klubit pas muajsh rezultatesh negative.
Kjo ishte ndeshja e katërt në drejtimin e saj si trajnerë e përkohshme, pas shkarkimit të ish-trajnerit Sven Baumgart. Para kësaj fitoreje, ajo kishte regjistruar një barazim dhe dy humbje.
Mandati i saj si trajnerë e parë e ekipit të meshkujve do të përfundojë javën e ardhshme, kur Union Berlin do të përballet me FC Augsburg në ndeshjen e fundit të sezonit.
Pavarësisht këtij roli të përkohshëm, Eta tashmë ka siguruar një hap të ri në karrierë, pasi ka rënë dakord të marrë drejtimin e ekipit të femrave të Union Berlin për sezonin e ardhshëm, duke vazhduar rrugëtimin e saj në futbollin profesionist si trajnere.
