OPOZITA PROTESTË NË TIRANË, PRITET PJESËMARRJE NGA DISA QYTETE TË KORÇËS

OPOZITA PROTESTË NË TIRANË, PRITET PJESËMARRJE NGA DISA QYTETE TË KORÇËS

Sot, 8 maj në orën 19:00, opozita do të zhvillojë një protestë në kryeqytet, e cila konsiderohet pjesë e vazhdimësisë së aksioneve të saj politike dhe sociale kundër qeverisë.

Sipas organizatorëve, në tubim pritet të marrin pjesë qytetarë nga disa zona të qarkut të Korçës, përfshirë Devollin, Maliqin, Korçën, Pogradecin dhe Kolonjën. Parashikimet flasin për rreth 100 pjesëmarrës nga Devolli, 150–200 nga Maliqi, rreth 300 nga Korça, 200 nga Pogradeci dhe rreth 30 nga Kolonja. Megjithatë, këto shifra cilësohen si orientuese dhe mund të ndryshojnë.

Sipas burimeve nga degët lokale të Partisë Demokratike, organizimi i udhëtimeve drejt Tiranës po realizohet kryesisht me mjete private, ndërsa nisjet janë planifikuar në orare të ndryshme gjatë ditës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *