DËSHTOI ME ITALINË POR PRANË RIKTHIMIT NË SERIE A

DËSHTOI ME ITALINË POR PRANË RIKTHIMIT NË SERIE A

Gennaro Gattuso ka mbetur i papunë pas largimit nga drejtimi i Kombëtarja e Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupa e Botës FIFA.

Megjithatë, e ardhmja e tij mund të jetë sërish në elitën e futbollit italian. Sipas mediave në Itali, Gattuso pritet të marrë drejtimin e Torino FC në sezonin e ri.

E përditshmja sportive “Tuttosport” raporton se ish-legjenda e AC Milan shihet si kandidati ideal për të zëvendësuar trajnerin aktual, Roberto D’Aversa.

Te Torino aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, çka do ta bënte këtë lëvizje me interes edhe për tifozët shqiptarë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *