Federico Valverde do të mungojë për disa ditë te Real Madrid pas dëmtimit të pësuar së fundmi, pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Aurélien Tchouaméni.
Klubi madrilen njoftoi se mesfushori është diagnostikuar me traumë kranioencefalike pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor. Sipas protokolleve, ai do të duhet të qëndrojë në pushim për një periudhë prej 10 deri në 14 ditësh.
Mungesa e Valverde konsiderohet një goditje për trajnerin e “Los Blancos”, pasi uruguaiani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm gjatë këtij sezoni.
Megjithatë, gjendja e tij raportohet e qëndrueshme dhe futbollisti po rikuperohet në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa klubi shpreson ta ketë gati për sfidat vendimtare në fund të sezonit.
