TENSIONE NË FUNDIN E NDESHJES NË VLORË, SULMOHEN ARBITRAT PAS FLAMURTARI-TEUTA

TENSIONE NË FUNDIN E NDESHJES NË VLORË, SULMOHEN ARBITRAT PAS FLAMURTARI-TEUTA

Një situatë e tensionuar është regjistruar në stadiumin e Vlorës pas përfundimit të ndeshjes Flamurtari–Teuta, e vlefshme për raundin e 35-të të Superligës, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Takimi, që për Flamurtarin kishte rëndësi të veçantë në luftën për mbijetesë, u shoqërua me kontestime ndaj arbitrimit të Eldorjan Hamitit. Klubi vlonjat kishte shprehur më herët pakënaqësi për gjykimin, duke pretenduar vendime të diskutueshme edhe në ndeshjet e mëparshme ndaj Teutës.

Pas vërshëllimës përfundimtare, situata u përshkallëzua në tribuna, ku u hodhën sende të forta në drejtim të fushës. Për arsye sigurie, arbitri kryesor Eldorjan Hamiti dhe ndihmësit e tij u shoqëruan menjëherë nga forcat e policisë drejt dhomave të zhveshjes.

Edhe pas përfundimit të ndeshjes, tensionet vijuan, me disa tifozë që nuk ishin larguar nga stadiumi dhe që kanë sulmuar me sende të ndryshme dhe ofendime trupën e arbitrimit.

Më pas, gjyqtarët janë larguar nga stadiumi nën masa të forta sigurie, të shoqëruar nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi incidentin, ndërsa pritet të shqyrtohen ngjarjet nga organet disiplinore të futbollit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *