Rreth 40 studentë të Akademia e Sigurisë u helmuan pas konsumimit të drekës ditën e djeshme, ndërsa disa prej tyre përfunduan në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimi ushqimor në këtë institucion ofrohet nga një kompani private kateringu, e identifikuar si Sori-al. Sipas burimeve, administratorja e saj, Alma Tafani, është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Ndërkohë, Policia e Shtetit bën me dije se janë arrestuar kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Institucionet përkatëse kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e helmimit dhe për të kontrolluar standardet e sigurisë ushqimore në furnizimin e studentëve.
