Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqia, ku është raportuar një atentat ndaj Aydin Çavusoglu, vëllait të ish-ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.
Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së tij, ku viktima është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv.
Ngjarja ka marrë edhe një dimension politik për shkak të lidhjes familjare me ish-kreun e diplomacisë turke. Raportohet se Mevlüt Çavuşoğlu ndodhej jashtë vendit në momentin e sulmit dhe është informuar menjëherë, ndërsa pritet kthimi i tij në Turqi.
Autoritetet turke kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur autorët dhe motivet e sulmit. Deri tani nuk është konfirmuar asnjë pistë zyrtare, ndërsa hetimet vijojnë në disa drejtime.
