Rama paralajmëron Spiropalin me përjashtim nga Grupi Parlamentar

Rama paralajmëron Spiropalin me përjashtim nga Grupi Parlamentar

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar, pas qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.Burimet të pranishëm në mbledhje, bëjnë të ditur se gjatë fjalës së tij në fund të takimit të kësaj të hëne, Rama është ndalur disa minuta te Spiropali, duke përmendur mungesën e saj në votime dhe reagimet publike.“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin (i referohet postimit në fb) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama, duke e paralajmëruar për përjashtim nga grupi parlamentar.Sipas të njëjtave burime, kryeministri ka theksuar gjithashtu se në parti “nuk mund të krijohen drama”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Spiropalit:“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.”Më tej, Rama ka shtuar se deklarata e tij ishte përgjigje për postimet e saj në rrjetet sociale.Në fund të mbledhjes, sipas burimeve, Elisa Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar.“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më, me ty është investuar PS dhe unë”, mësohet të ketë thënë kryeministri në përfundim të diskutimit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *