Faktorët ekonomikë dhe socialë ndikojnë në uljen e lindjeve

Faktorët ekonomikë dhe socialë ndikojnë në uljen e lindjeve

Rënia e lindshmërisë në Shqipëri është kthyer në një shqetësim serioz duke sjellë plakje të shpejtë të popullsisë.sipas ekspertëve shkaqet kryesore lidhen me ndryshimet sociale dhe ekonomike, si modernizimi i jetesës, ulja e martesave, rritja e divorceve dhe kostot e larta të rritjes së fëmijëve. Ekspertët gjithashtu kërkojnë politika më të forta mbështetëse për familjen, për të frenuar këtë trend.Rënia e lindshmërisë në Shqipëri vijon të mbetet një nga sfidat më serioze demografike dhe sociale të viteve të fundit.Sipas ekspertëve, norma e lindshmërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tre dekadave të fundit, duke e çuar vendin drejt një procesi të përshpejtuar të plakjes së popullsisë.Për sopciologun gezim tushi familja moderne nuk e ka më prioritet kryesor rritjen e numrit të fëmijëve, ndërsa faktorë të tjerë si rënia e martesave, rritja e divorceve, kostot e larta të rritjes së një fëmije dhe mungesa e mbështetjes së mjaftueshme sociale ndikojnë drejtpërdrejt në këtë fenomen.Tushi paralajmëron se nëse trendi do të vijojë , vendi mund të përballet me nevojën për të importuar fuqi punëtore nga jashtë, ndërsa struktura e popullsisë do të bëhet gjithnjë e më e moshuar.Edhe pse janë ndërmarrë disa nisma, si bonuset për lindjet, ekspertët vlerësojnë se nevojiten reforma më të thella dhe strategji afatgjata për të frenuar këtë trend.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *