Ka përfunduar rrugëtimi i Interit në Champions League për këtë sezon. Zikaltërit u mposhtën edhe në fushën e tyre kundër modestëve të Bodo/Glimt. Ndonëse ekipi italianë kishte shumë raste të pastra në pjesën e parë, nuk arritën të gjenin golin.
Në fraksionin e dytë, gabimi i mbrojtësit Akanji ndikoi, e pasur me golin e Hauge, minuta e 58-të. Bodo/Glimt mori “zemër”, teksa shënoi edhe të dytin me Evjen.
Finalizimi i Bastonit pak momente më vonë, vlejti sa për statistikë, ndërsa ndeshja e parë ishte fituar 3 – 1 prej skuadrës norvegjeze.
Në dy sfidat e tjera të orës 21:00, faza e 1/16-ave, Leverkusen – Olympiacos nuk prodhojë gola, kurse Newcastle mposhti 3 – 2 Qarabag. Katër ekipet e kualifikuara për këtë mbrëmjen në Champions janë Atletico Madrid, Bodo/Glimt, Leverkusen dhe Newcastle.
Bayer Leverkusen – Olympiacos 0 – 0
Inter – Bodo/Glimt 1 – 2 (Bastoni 76’/Hauge 58′, Evjen 72′)
