Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një gruaje dhe më pas vjedhjen e një shume parash.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, ndërsa personi i shpallur në kërkim është shtetasi me inicialet F. Y.
Pas denoncimit, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

