Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre.Sipas të dhënave të faqes Downdetector, raportimet për ndërprerje nisën të shtohen rreth orës 09:30, ndërsa përdoruesit kanë raportuar pamundësi për t’u identifikuar në llogaritë e tyre, për të ngarkuar faqen kryesore dhe për të përdorur funksionet bazë të rrjeteve sociale.Shumë përdorues që tentojnë të hyjnë në Facebook përmes shfletuesit marrin mesazhin: “Account Temporarily Unavailable”, që tregon se bëhet fjalë për një problem teknik të platformës.Ndërkohë, aplikacionet në celular hapen normalisht për disa përdorues, por përmbajtja nuk rifreskohet dhe postimet e reja nuk ngarkohen. Messenger gjithashtu është prekur nga ndërprerja, ndërsa WhatsApp duket se vijon të funksionojë normalishtDeri në këto momente, kompania Meta nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e problemit apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimeve.

