TENSIONE MES SHBA-SË DHE IZRAELIT/ TRUMP E NETANYAHU PËRPLASEN PËR IRANIN

TENSIONE MES SHBA-SË DHE IZRAELIT/ TRUMP E NETANYAHU PËRPLASEN PËR IRANIN

Një krisje e fortë duket se është krijuar mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael për mënyrën e menaxhimit të konfliktit me Iran.

Sipas raportimeve presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë zhvilluar një bisedë telefonike të tensionuar për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi të ardhmen e luftës në Iran.

Një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se dy liderët folën të dielën, kur Trump kishte lënë të kuptohej se SHBA mund të vijonte me sulme të reja të targetuara ndaj Iranit. Megjithatë, vetëm 24 orë më vonë, presidenti amerikan deklaroi se po ndalte sulmet me kërkesë të aleatëve në Gjirin Persik.

Sipas burimeve, Trump dhe Netanyahu zhvilluan një tjetër telefonatë të martën, që zgjati rreth një orë. Gjatë kësaj bisede, Netanyahu mësohet të ketë kundërshtuar vendimin për pezullimin e sulmeve, duke e cilësuar atë si një gabim dhe duke kërkuar rifillimin e veprimeve ushtarake.

I pyetur për komunikimin me kryeministrin izraelit, Trump u shpreh:

“Ai do të bëjë çfarëdo që unë dua që ai të bëjë. Është një njeri shumë i mirë. Do të bëjë çfarëdo që unë dua që ai të bëjë dhe është një djalë i shkëlqyer”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump theksoi gjithashtu se negociatat me Iranin ndodhen në fazën përfundimtare, por paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet shumë shpejt nëse nuk arrihet një marrëveshje.

“Jemi pikërisht në kufi. Nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, gjithçka mund të përshkallëzohet shumë shpejt. Ne jemi gati për gjithçka”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani është i përgatitur si për negociata, ashtu edhe për një përballje ushtarake nëse do të jetë e nevojshme.

Ai theksoi se përpjekjet diplomatike të Iranit do të zhvillohen në koordinim të plotë me komandantët ushtarakë të vendit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *