SKËNDERBEU NIS SPASTRIMIN E SKUADRËS, SULMUESI LARGOHET PAS SEZONIT TË NGJITJES NË SUPERIORE

SKËNDERBEU NIS SPASTRIMIN E SKUADRËS, SULMUESI LARGOHET PAS SEZONIT TË NGJITJES NË SUPERIORE

KF Skënderbeu ka nisur lëvizjet e para në merkato, teksa bardhekuqtë kanë vendosur të ndajnë përfundimisht rrugët me sulmuesin Mario Beshiraj.

Lajmi bëhet i ditur nga “Panorama Sport”, ndërsa sulmuesi 26-vjeçar ka nisur tashmë kontaktet për të gjetur skuadrën e tij të re.

Beshiraj iu bashkua Skënderbeut në fund të janarit dhe u shndërrua në një nga lojtarët vendimtarë në objektivin e klubit për rikthimin në elitë. Në 14 ndeshje, ai regjistroi 6 gola dhe 1 asist, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sezonin e bardhekuqve.

Ndërkohë, te Skënderbeu priten ndryshime të tjera në grup, pasi drejtuesit synojnë të ndërtojnë një ekip më konkurrues për sezonin e ri. Trajneri Julian Ahmataj pritet të nisë punën për rindërtimin e skuadrës në fund të muajit qershor, me objektivin për ta rikthyer ekipin në garë për pozitat e kreut.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *