PSG SHPALLET KAMPION I FRANCËS PËR HERË TË 14-TË

PSG SHPALLET KAMPION I FRANCËS PËR HERË TË 14-TË

Mbrëmje festive për Paris Saint-Germain, që ka siguruar matematikisht titullin kampion të Ligue 1 për herë të 14-të në histori dhe për të pestin sezon radhazi, pas fitores 2-0 në transfertë ndaj Lens.

Skuadra e Luis Enrique e vendosi ndeshjen në drejtimin e duhur në minutën e 29-të, kur Ousmane Dembélé asistoi për Khvicha Kvaratskhelia, i cili realizoi për 1-0.

Lens reagoi fuqishëm dhe krijoi disa raste të rrezikshme, me momentin më kritik në minutën e 74-t, kur Sekou Mara Sima goditi shtyllën, duke i mbajtur parizienët nën presion deri në fund.

Në kohën shtesë, Désiré Doué depërtoi bukur nga krahu i djathtë dhe asistoi për talentin e ri Ibrahim Mbaye, i cili vulosi fitoren 2-0 me një goditje të fuqishme.

Me këtë sukses, Paris Saint-Germain konfirmon dominimin në futbollin francez dhe tashmë kthen vëmendjen drejt finales së UEFA Champions League, ku synon të mbyllë sezonin me një tjetër trofe madhor.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *