MANCHESTER CITY SHPALLET FAJTOR PËR 114 NGA 115 AKUZAT FINANCIARE. ÇFARË RREZIKON?

MANCHESTER CITY SHPALLET FAJTOR PËR 114 NGA 115 AKUZAT FINANCIARE. ÇFARË RREZIKON?

Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje financiare të ngritura nga Premier League, sipas burimeve të cituara nga “The Athletic”. Vendimi përfundimtar për sanksionet ndaj klubit ende nuk është marrë.

Çështja lidhet me një hetim rreth katërvjeçar për periudhën 2009–2018. Premier League e akuzoi klubin për raportim jo të saktë të të ardhurave dhe shpenzimeve, pagesave ndaj lojtarëve e trajnerëve, si dhe për shkelje të rregullave financiare të UEFA-s dhe të kampionatit anglez.

Manchester City i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe pritet ta apelojë vendimin. Klubi ka deklaruar se procesi ende nuk ka përfunduar dhe se pret që procedurat të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Sanksionet e mundshme variojnë nga gjoba financiare dhe qortimi deri te zbritja e pikëve, ndërsa në rastin më ekstrem parashikohet edhe përjashtimi nga Premier League.

Çështja mund të ketë pasoja edhe për rezultatet dhe titujt e fituar gjatë periudhës së hetuar, në varësi të masave që do të vendosen.

Manchester City është nën pronësinë e Abu Dhabi United Group që prej vitit 2008. Gjatë kësaj periudhe, klubi ka fituar tetë tituj të Premier League dhe Champions League, krahas trofeve të tjerë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *