Manchester City ka bërë një lëvizje të bujshme në merkato, duke arritur një akord paraprak për transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest.
Sipas mediave britanike, marrëveshja mes dy klubeve kap shifrën deri në 130 milionë paund me bonuse dhe klauzola të ndryshme, duke e bërë atë një nga operacionet më të mëdha të kësaj vere.
Raportohet se edhe lojtari ka dhënë miratimin e tij për transferimin, ndërsa pritet që të kryejë vizitat mjekësore në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet aktualisht me përfaqësuesen e Anglisë për turneun ndërkombëtar.
Nëse gjithçka finalizohet, Anderson do të bëhet një nga përforcimet më të rëndësishme të projektit të ri të klubit, i cili po kalon një fazë ndryshimesh të mëdha në strukturën teknike dhe sportive.

