Hajduk Split ka siguruar shërbimet e mesfushorit Etnik Brruti, i cili pritet të jetë transferimi i parë i klubit për merkaton e verës.
22-vjeçari largohet si lojtar i lirë nga KF Malisheva, pas përfundimit të kontratës së tij, duke zgjedhur të vijojë karrierën në kampionatin kroat, në vend që t’i bashkohet rivalëve të HNK Rijeka, me të cilët ishte përfolur më herët.
Mesfushori ka pasur një sezon shumë të mirë, duke realizuar 9 gola dhe 4 asistime, performanca që e kanë bërë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit të tij dhe të kampionatit.
Sipas mediave sportive, marrëveshja është finalizuar me ndërmjetësimin e ish-drejtorit sportiv të Hajdukut, Goran Vučević.
Për Brrutin, ky transferim shënon eksperiencën e parë jashtë Kosovo, ndërsa në klubin e ri ai do të bashkohet edhe me lojtarë të tjerë të rajonit si Adrion Pajaziti dhe Ron Raçi.
