KOMISIONERJA E BE-SË PËR ZGJERIM MARTA KOS, VIZITË ZYRTARE NË KOSOVË

KOMISIONERJA E BE-SË PËR ZGJERIM MARTA KOS, VIZITË ZYRTARE NË KOSOVË

Komisionerja për Zgjerim e European Union, Marta Kos, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovo, ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë institucionalë të vendit.

Sipas njoftimeve zyrtare, Kos do të pritet fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 10:00.

“Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pret në takim Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më pas, komisionerja europiane do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në orën 10:45.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *