Kina është zotuar të blejë produkte bujqësore me vlerë të paktën 17 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara çdo vit gjatë tre viteve të ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të White House, ku thuhet se përveç angazhimeve për blerjen e sojës, Kina do të investojë të paktën 17 miliardë dollarë në produkte bujqësore amerikane në vitet 2026, 2027 dhe 2028.
Sipas deklaratës, marrëveshja përfshin gjithashtu rikthimin e aksesit të produkteve amerikane në tregun kinez, përfshirë mishin e viçit, ndërsa Kina do të importojë edhe shpendë nga SHBA.
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, pas tensioneve dhe negociatave të vazhdueshme tregtare mes dy vendeve.
