HAALAND SHKËLQEN NDAJ BRAZILIT, PRINCESHA INGRID ALEXANDRA E PËRQAFON TË “ZHVESHUR”

HAALAND SHKËLQEN NDAJ BRAZILIT, PRINCESHA INGRID ALEXANDRA E PËRQAFON TË “ZHVESHUR”

Ylli norvegjez, Erling Haaland, ishte protagonisti kryesor i fitores së Norvegjisë ndaj Brazilit, duke realizuar dy gola që i siguruan kombëtares kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Pas sfidës së zhvilluar në New Jersey, festimet vijuan në dhomat e zhveshjes, ku futbollistët morën një vizitë të veçantë nga Princesha Ingrid Alexandra dhe vëllai i saj, Princi Sverre Magnus. Trashëgimtarja e fronit norvegjez përshëndeti lojtarët një nga një dhe përqafoi ngrohtësisht Haalandin, i cili festonte suksesin së bashku me bashkëlojtarët.

22-vjeçarja, e cila renditet e dyta në vijën e trashëgimisë së fronit të Norvegjisë dhe pritet të bëhet monarkja e parë femër e vendit pas më shumë se gjashtë shekujsh, mori pjesë në turne në vend të të atit, Princit të Kurorës Haakon. Ky i fundit anuloi udhëtimin pasi bashkëshortja e tij, Mette-Marit, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Vizita në Kupën e Botës përbënte gjithashtu paraqitjen e parë publike zyrtare të Princeshës Ingrid Alexandra pas operacionit të nënës së saj.

Në aspektin sportiv, Haaland vazhdoi formën e tij të shkëlqyer, duke e çuar në shtatë numrin e golave të realizuar në turne dhe duke barazuar Lionel Messi dhe Kylian Mbappé në garën për “Këpucën e Artë”.

“Zakonisht, nëse kam një ose dy raste, ato përfundojnë me gola. Nuk e di si e bëj, por gjithçka ka të bëjë me përqendrimin. Mendoj se është një dhuratë nga Zoti”, deklaroi sulmuesi norvegjez pas ndeshjes.

Haaland u bëri thirrje gjithashtu të rinjve norvegjezë të ndjekin ëndrrën për të përfaqësuar kombëtaren, duke theksuar se veshja e fanellës së Norvegjisë është krenaria më e madhe për çdo futbollist.

Norvegjia do të përballet të shtunën me Anglinë në çerekfinalen që do të zhvillohet në Miami, me synimin për të vijuar rrugëtimin historik në turne.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *