BESA GODET NË MERKATO, FIRMOS ME SULMUESIN E NJOHUR

BESA GODET NË MERKATO, FIRMOS ME SULMUESIN E NJOHUR

Klubi i KF Besa Kavajë ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Fatmir Prengaj.

Kavajasit synojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, me objektivin e qartë për të qenë protagonistë në garën për ngjitje në elitën e futbollit shqiptar.

Prengaj vjen te Besa pas eksperiencës së fundit me KF Vora në Kategorinë Superiore, ku ishte pjesë e skuadrës gjatë sezonit të fundit. Sulmuesi pritet të sjellë cilësi dhe përvojë në repartin ofensiv të ekipit kavajas.

Në njoftimin zyrtar, klubi i Besës bëri të ditur arritjen e marrëveshjes, duke e cilësuar Prengajn si një përforcim të rëndësishëm për objektivat e sezonit të ri.

“Fatmir Prengaj verdhezi! Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Fatmir Prengaj, i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin shqiptar. Prengaj vjen pas aventurës me Vorën në Kategorinë Superiore dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Me këtë afrim, Besa sinjalizon nisjen e një merkatoje aktive, ndërsa synon ndërtimin e një ekipi të fortë për sezonin e ardhshëm.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *