Barcelona gati të sakrifikojë një nga yjet e mbrojtjes, Chelsea në pritje

Barcelona gati të sakrifikojë një nga yjet e mbrojtjes, Chelsea në pritje

Barcelona duket e gatshme të dëgjojë oferta për Jules Koundé, ndërsa Chelsea shihet si klubi më i favorizuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez në merkaton e verës.Sipas raportimeve, londinezët kanë bërë hapa të rëndësishëm në garën për 27-vjeçarin dhe për ta transferuar do të duhet të paguajnë të paktën 70 milionë paund. Koundé mbetet prioriteti kryesor i Chelseat për repartin defensiv, edhe pse tentativa e parë për ta afruar në vitin 2022 nuk u konkretizua.Vendimi i Barcelonës për të hapur derën e largimit lidhet me kërkesat e larta financiare të lojtarit për kontratën personale, gjë që rëndon edhe më shumë situatën ekonomike të klubit katalanas. Për momentin nuk ka ende bisedime zyrtare mes palëve, por interesi është real dhe shumë i fortë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *