Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli drejt mbylljes së tri kapitujve për Shqipërinë, Konferenca Ndërqeveritare më 14 korrik

Brukseli pritet të mbyllë tri kapitujt për Shqipërinë dhe Konferenca Ndërqeveritare të mbahet më 14 korrik.Në përgjigjen e Këshillit për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi thuhet: “Diskutimet po vazhdojnë në Grupin e Punës COELA për këta tre kapituj dhe një raund tjetër takimesh është planifikuar për sot. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe arrihet një marrëveshje për Pozicionet e Përbashkëta të BE-së përkatëse, dosja do t’i kalojë COREPER-it nesër pasdite për miratim. Nëse kjo ndodh dhe COREPER-i miraton Pozicionet e Përbashkëta të BE-së (siç pritet), atëherë do të jemi në gjendje të konfirmojmë zyrtarisht Konferencën Ndërqeveritare (IGC) për të martën e ardhshme (me shumë gjasa së bashku me Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, njëra pas tjetrës në të njëjtën ditë me mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme).

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *