RIKTHEHET NË VËMENDJE DEKLARATA E VJETËR E EDI RAMËS PËR TËRHEQJEN NGA POLITIKA/ “NUK KAM NDËRMEND TË PLAKEM DHE TË BËHEM LOLO”

RIKTHEHET NË VËMENDJE DEKLARATA E VJETËR E EDI RAMËS PËR TËRHEQJEN NGA POLITIKA/ “NUK KAM NDËRMEND TË PLAKEM DHE TË BËHEM LOLO”

Në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë në Tiranë dhe qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për disa ditë me radhë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, në rrjetet sociale është rikthyer një deklaratë e vjetër e Edi Rama, e bërë rreth 11 vite më parë.

Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin, Rama kishte folur për kohëzgjatjen në politikë dhe nevojën për largim në momentin e duhur, duke theksuar se çdo drejtues duhet të dijë kur të tërhiqet nga pushteti.

“Nuk kam ndërmend të plakem dhe të bëhem lolo duke dhënë konferenca shtypi nga shtëpia për të mbajtur miletin në tension… Duhet që 1 orë e më parë, kur vjen një moshë e caktuar, tërhiqu,” shprehej ai në atë intervistë.

Deklarata është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe është bërë pjesë e debatit publik në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike dhe protestave në vend.

Ndërkohë, opozita dhe organizatorët e protestave vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë, ndërsa mazhoranca i konsideron tubimet si pjesë të lirisë së shprehjes dhe procesit demokratik.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *