Sipas mediave argjentinase, marrëdhënia mes sulmuesit Mauro Icardi dhe aktores China Suárez dyshohet se ka përfunduar, pas zërave për një tradhti të pretenduar nga futbollisti.
Sipas gazetarit Yanina Latorre në emisionin “SQP” në “America TV”, China Suárez ka zbuluar në telefonin e Icardit mesazhe që dyshohet se lidhen me komunikime përmes një personi të tretë, ku kërkohej kontakt me 22-vjeçaren Ekaterina Ojeda. Ky zbulim, sipas raportimeve, ka qenë momenti vendimtar që ka çuar në prishjen e marrëdhënies.
Pas kësaj, aktorja raportohet se është larguar nga banesa e përbashkët dhe është zhvendosur në vilën e saj në San Jorge, duke shënuar, sipas mediave, një ndarje të plotë mes çiftit.
Ndërkohë, vëmendje kanë tërhequr edhe postimet e Wanda Nara, ish-bashkëshortja e Icardit, e cila ka publikuar disa “story” në rrjetet sociale me mesazhe të nënkuptuara.
“Vajza e mërzitur kërkon një djalë të mërzitur”, ka shkruar ajo në një video të publikuar në Instagram, duke nxitur reagime dhe interpretime të shumta në rrjet.
As Icardi dhe as China Suárez nuk kanë bërë ende deklarata zyrtare për situatën e raportuar, ndërsa mediat rozë në Argjentinë vijojnë të ndjekin nga afër zhvillimet.

